ISO 14001

Sistemi i Menaxhimit të Ambjentit– ISO 14001

Sistemi i Menaxhimit të Ambjentit (SMM) i referohet menaxhimit të programeve mjedisore të një kompanie. Këto programe janë te kompletuara, të dokumentuara dhe të planifikuara në mënyrë sistematike. Një EMS përfshin strukturën organizative, planifikimin dhe burimet për zhvillimin, zbatimin dhe ruajtjen e politikave për mbrojtjen e mjedisit.

Bazuar në përvojat e tyre pozitive, shumë kompanive të çertifikuara me ISO 14001  u janë kërkuar nga furnizuesit e tyre të demonstrojnë angazhimin e tyre për ruajtjen e burimeve dhe uljen e ndikimit të tyre në ambjent.

ISO 14001 mund të integrohet lehtësisht me ISO 9001 (Menaxhimi i Cilësisë). Një numër në rritje kompanish zgjedhin për të zbatuar sistemet e integruara të menaxhimit, në mënyrë që të përfitojnë nga sinergjitë. Sistemet e menaxhimit te ambjentit, të cilesisë dhe te shëndetit në vendin e punës (BS OHSAS 18001) përbëjnë mjete thelbësore të menaxhimit të shoqërive. Përdorimi i tyre demonstron pranimin e përgjegjësisë dhe qëllimin për të parandaluar humbjen e burimeve.

ISO 14001 përfitime

Shoqeritë që çertifikohen me Sistemin e Menaxhimit të Ambjentit ISO 14001 mund të:

  • përmirësojnë mbrojtjen e tyre operative.
  • arrijnë nje siguri ligjore nëpërmjet vëzhgimit sistematik të legjislacionit dhe rregulloreve përkatëse për ambjentin.
  • reduktojnë rreziqet e ambjentit.
  • përmiresojnë efektivitetin e tyre ambjentalist, të përfshijnë cilësinë ambjentaliste të produkteve dhe të shërbimeve.
  • realizojnë kufizimin e kostos duke ndjekur një rrugë sistematike dhe proaktive mendimi dhe veprimi.
  • fuqizojnë identifikimin e nëpunësve, motivimet dhe përkushtimin.
  • promovojnë besimin e publikut, të konsumatorëve dhe te aksionerëve.
  • përmirësojnë imazhin dhe aftësinë  e tyre konkurruese duke përmbushur kërkesat e klientëve të tyre si në rang kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.