ISO 20000-1

ISO 20000-1 – IT Service Management (IT Menaxhimi i sherbimeve)

Shoqëritë e shërbimit IT dhe departamentet IT të shoqërive mbështeten në praktikat më të mira te ITSM nga ITIL® për të përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe për të ulur sa më tepër koston. Kërkesat e pajtueshmërisë me ITIL® përbëjnë shpesh një vetëdeklarim ose bazohen në një raport vlerësues nga një konsulent. Çertifikimi nga nje palë e tretë kundrejt ITIL® nuk është i mundur, për arsye se ajo nuk përbën një standart. Në mënyrë që të adresohet kjo çështje, ISO prezantoi ISO 20000-1 në vitin 2005, i cili siguron specifikimet për IT Menaxhimin e Shërbimeve. Këto specifikime mund të plotësohen duke ndjekur udhëzimet e dhëna në ISO 20000-2: Kodin e Praktikës. Praktikat më të mira te ITIL® plotësojnë ISO 20000-1.

Disa nga arsyet kryesore për popullaritetin e ISO 20000-1: 2011 përfshijnë:

  • Siguron një plan të shkurtër për zbatimin e ITIL®
  • Auditimi vjetor i mbikqyrjes ndihmon për të demonstruar përmirësimet në rritje.
  • Mund të arrihen ulje të konsiderueshme të kostos në krahasim me një vlerësim të ITIL®.

Përfitime të ISO/IEC 20000:

  • Çertifikimi sipas ISO / IEC 20000-1 siguron evidencën objektive të pajtueshmërisë me praktikat më të mira të TIL.
  • Avantazh konkurrues.
  • Udhërrëfyes i lehtë për aplikimin e IT Shërbimeve të Menaxhimit.
  • Çertifikimi kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit.
  • Ofron një standart të shkallëzuar i cili mund të aplikohet për çdo dimension të operacionit IT.
  • Miratimi i i pajtueshmërisë nga pala e tretë për praktikat më të mira të ITSM.
  • Për IT përbrenda një shoqërie, çertifikimi ISO 20000-1:2011 ndihmon në rritjen e vlerës së perceptuar të shërbimeve të IT.
  • Përmirësime të performancës të tilla si:
    o Reduktimi i ndërprerjes së sistemit.
    o Reduktimi i incidentëve kritike.
    o Rritja e disponueshmërisë së sistemit.