ISO 22000

ISO 22000

ISO 22000 Standart për Zinxhirat e Aplikimit të Sigurisë së Ushqimit.

ISO 22000 është një standart ndërkombëtar për Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Ushqimit, i cili është zhvilluar për të siguruar se nuk ekzistojnë pika të dobëta në zinxhirin e furnizimit të ushqimit. Siguria e ushqimit është e lidhur me praninë e rreziqeve ushqimore që ndeshen në pikat e konsumit. Që kur rreziqet e sigurisë ushqimore mund të ndeshen në çdo fazë të zinxhirit ushqimor, kontrollet adekuate janë të nevojshme. Prandaj, siguria ushqimore është përgjegjësi e secilit “hallk” të zinxhirit ushqimor.

Kujt i referohet ISO 22000?
Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore ISO 22000 janë të nevojshme për çdo shoqëri në zinxhirin ushqimor dhe  mund të aplikohen nga shoqëritë, duke filluar nga prodhuesit e ushqimit, prodhuesit kryesor nëpërmjet prodhimit të ushqimit, operatorëve të transportit dhe magazinimit dhe nënkontraktorët për kompanitë me pakicë dhe ato të shërbimit të ushqimit. Ato, gjithashtu janë të zbatueshme për prodhuesit e pajisjeve të përpunimit të ushqimit, të materialeve që janë përdorur për paketimin e ushqimeve, produkteve të pastrimit, të ushqimit suplementar dhe të përbërësve të tjerë.

Sistemet më efektive të sigurisë ushqimore janë themeluar, operuar dhe rinovuar përbrenda  nje kuadri të nje sistemi menaxhimi të strukturuar që mund të krahasohet me një standart të provuar dhe të verifikuar në mënyrë të pavarur nga një firmë vlerësimi, si palë e tretë, si shoqëria DQS p.sh. Kjo siguron një përfitim maksimal për shoqërinë dhe për palët e tjera të interesuara . Nëpërmjet çertifikimit, ju mund t’u tregoni klientëve tuaj që ju jeni shumë të  angazhuar me Menaxhimin e Sigurisë së Ushqimit dhe përmirësimin e proçeseve.

ISO 22000 mund të aplikohet në mënyrë të pavarur nga standartet e tjera të Sistemit të Menaxhimit  dhe ata të integruar me kërkesat ekzistuese të Sistemit të Menaxhimit. ISO 22000 kërkon që të gjitha rreziqet që mund të arsyetohen dhe të priten të ndodhin në zinxhirin ushqimor, duke përfshirë rreziqet që mund të lidhen me llojin e proçesit dhe të objekteve të përdorura, janë identifikuar dhe vlerësuar. Kështu ai siguron mjetet për të përcaktuar dhe dokumentuar pse rreziqet e identifikuar duhet të kontrollohen nga një «trup» i veçantë dhe pse për të tjerët nuk është e nevojshme.

Përfitimet

  • Rreziku më i vogël i përgjegjësisësë produktitnëpërmjetpërmbushjes

demonstrative të detyrimeve të sigurisë së produktit.

  • Përmirësimi i mirëbesimittëkonsumatorëve dhe të shitësve me pakicënë aftësinë ekzekutive të një shoqërie.
  • Analiza sistematikedhezbatimi iproçesevetë sigurtadheefikasenë interes tësigurisë së ushqimit.
  • Evidenca që kërkon diligjence përdoret në lidhje me sigurinë e produktit, cilësinë dhe ligjshmërisë.
  • Ofronnjë gjuhë të përbashkëtpër prodhuesitdhe furnizuesitdhe përforconpartneritetin midis tyre.