ISO 27001

ISO 27001 Sistemi i Manaxhimit të Sigurisë së Informacionit – (Information Security Management Systems)

Në epokën e informacionit, mjetet e informacionit janë disa nga pasuritë më të vlefshme për çdo biznes. Disa shembuj përfshijnë: prona intelektuale (SPI), informacione financiare, të dhënat e personelit, të dhënat e kujdesit shëndetësor etj.  Fatkeqësisht, në epokën dixhitale, mjete të tilla cënohen shumë nga kërcënimet e jashtme. Humbja e mjeteve të informacionit mund të rezultojë në humbjen e avantazheve konkurruese, të besimit të konsumatorëve, të imazhit të markës dhe të përfundoj me një akuze ligjore.

ISO 27001: 2013 është i vetmi Standart kontrollues Ndërkombëtar për Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (isms). Ky standart kërkon nga shoqëritë që të vlerësojnë rreziqet e informacionit të tyre më të çmuar dhe të zgjedhin kontrollet e duhura të sigurisë për t’i shmangur këto rreziqe. Ky standart gjithashtu ofron një listë të kontrolleve të sigurisë që duhen përdorur nga shoqëritë e ndryshme. ISO 27002 ofron udhëzime për zbatimin e listës së kontrolleve të sigurisë në ISO 27001: 2013. ISO 27001: 2013 u ofron shoqërive mundësinë të  integrojnë kërkesat nga rregullat e shumëfishta (p.sh. Sox, HIPAA) në një Sistem të vetëm të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (isms) dhe për ta menaxhuar atë si një sistem të vetëm, në krahasim me menaxhimin e sistemeve të shumta në izolim.

ISO 27001: 2013 mund të zbatohet nga të gjitha llojet e bizneseve, pavarësisht nga madhësia, kompleksiteti dhe vendndodhja gjeografike. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për bizneset që kanë lidhje me informacione konfidenciale, duke përfshirë firmat financiare dhe bankare, organizatat e kujdesit shëndetësor dhe IT kompani të shërbimeve informatike.

Pse ISO/IEC 27001?

Siguron pajtueshmërinë e një vargu kërkesave rregullative si HIPAA, FISMA, GLBA, etj

  • Themelon kontrolltë përgjithshem sipas SOX, auditime të llojit SSAE
  • Aprovim globalsinjëstandart për
  • Zbatueshmëri nga të gjithakompanitë,pavarësisht nga madhësia, lloji osenatyra e llojit të bisnesit të tyre.
  • Vlerësimi vazhdueshëm, i cili ndihmon në efektueshmërinë e kontrolleve të sigurisë.
  • Rritja ebesimit të konsumatorëve.
  • Aftësia për tëzbuluar sa më shpejtdhe për të izoluarçdoshkelje të sigurisë.