ISO 50001

Sisteme Menaxhimi të Energjisë ISO 50001

Rritja e shpenzimeve të energjisë, nevoja për të shfrytëzuar burimet përgjegjëse dhe rritja e tregëtisë ndërkombëtare kërkojnë, në tërësi, pikëpamje të reja dhe konkrete për përdorimin e energjisë.  Per sa i perket kërkesave për rruajtjen e klimës, të kontabilitetit të karbonit, të gazit së serrës dhe të stimujve ndaj garantëve financiarë, zbatimi i një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimit të energjisë ndihmon në përmirësimin e linjës së fundit të një shoqërie.

Standarti i Menaxhimit të Energjisë, ISO 50001: 2011 u botua më 15 Qershor, 2011. Standarti synon të ndihmojë shoqëritë në aplikimin e sistemeve dhe proçeseve për të përmirësuar efektivitetin e tyre të energjisë, duke përfshirë efikasitetin dhe konsumin.

EnMS është i zbatueshëm për të gjitha llojet e organizatave dhe është i bazuar në aplikimin e ISO për Cilësinë (ISO 9001) dhe Mjedisit (ISO 14001), duke përdorur modelin e njohur planifiko-bëj-vepro-kontrollo (plan-do-act-controll).

ISO 50001 është projektuar për të ndihmuar kompanitë në përmirësimin e përdorimit të mjeteve të tyre të konsumimit të energjisë, në vlerësimin dhe në prioritetin e zbatimit të teknologjisë energjitike-efektive, dhe për të promovuar efikasitetin në të gjithë zinxhirin e furnizimit.

Standarti specifikon kërkesat për matje, dokumentimin dhe raportimin, pajisjet konstruktive dhe proçeset e prokurimit. Ai nuk përshkruan kriteret specifike të efektivitetit, edhe pse u dikton kompanive pjesëmarrëse të angazhohen vazhdueshmërisht per përmirësimin e efikasitetit të energjisë.

Përfitimet

  • Përmirësim i vazhdueshem i efikasitetit energjitik.
  • Identifikim i kursimit të energjisë.
  • Reduktim i kostos së energjisë.
  • Avantazhe konkurruese.
  • Ndërgjegjësim dhe angazhim i punonjësve dhe përfshirja e tyre në këtë sektor.
  • Respektimi i kërkesave ligjore.
  • Permiresim i imazhit korporues.
  • Reduktimi potencial i ekspozimit të gazrave serrë.