ISO TS 16949

Industria automobilistike, në përgjithësi, paraqet një rritje të dukshme dhe një përmirësim të vazhdushem në sektorin e inovacionit.

Që prej hapave të parë të tij, standarti automobilistik ISO/TS 16949 ka ofruar një kuadër ndihmës për sa i përket ngjarjeve të papritura negative në industri.

Më shumë se 35.000 kompani, në më shumë se 30 vende kanë aplikuar për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë, për t’u çertifikuar dhe për të verifikuar sistemet e tyre, në përputhje me kërkesat TS16949, të cilat dëshmojnë për klientët dhe pjesëmarrësit e tjerë të tyre.

ISO/TS 16949 përbën specifikimin teknik për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë, i cili  përpunohet nga grupi i specialistëve ndërkombetarë automobilistik (IATF) me qëllim që të përmirësohen aftësitë cilësore të të gjithë proçesit të çertifikimit, nëpërmjet aplikimit zinxhir. Kjo vlen dhe për projektimin/zhvillimin, prodhimin dhe kur është e nevojshme edhe për instalimin dhe shërbimin e produkteve të lidhura me makinat.

Rëndësi e madhe jepet jo vetëm në identifikimin por edhe në shmangjen e gabimive. Shumica e mjeteve industriale origjinale duhet të jetë e shoqëruar me dëshminë e një Sistemi të Menaxhimit të Cilësisë.

Si për shoqëritë e vogla dhe të mesme, ashtu edhe për të mëdhatë, një çertificatë ISO TS 16949 është e nevojshme për të fituar hyrjen e tyre në treg. Është e rëndësishme për çdo shoqëri që aktivizohet në fushën e prodhimit, të montimit ose mbikëqyrrjes së industrisë automobilistike, apo të jetë regjistruar si një furnizues i mundshëm.

Përfitimet e një Sistemi të Menaxhimit të Cilësisë në përputhje me ISO TS 16949:2009

  • Përmirësim i cilësisë.
  • Përmirësim i dorëzimit në kohë.
  • Fokus në përmirësimin e cilësisë
  • Variacion i reduktuar.
  • Rritje e efikasitetit.
  • Reduktim i mbeturinave.

ISO / TS 16949 bazohet në një proçes që orientohet nga ISO 9001, i cili lehtëson integrimin e sistemeve të tjera të  mëdha dhe te rëndësishme të menaxhimit duke përfshirë ISO 14001 për Menaxhimin e Mjedisit dhe BS OHSAS 18001 për Shëndetin dhe Menaxhimit e Sigurisë në Vendin e Punës.

Për klientët, të punësuarit, investitorët dhe publikun e gjerë, zbatimi dhe çertifikimi i një sistemi të integruar të menaxhimit reflekton përmirësimin e vazhdueshëm të efektueshmerisë së një komopanie në fushën e cilësisë, mbrojtjes së mjedisit dhe sigurisë në vendin e punës.
DQS Inc,  si palë e tretë, ofron në mënyrë të pavarur, përcaktimet e strategjive, të proçeseve dhe të rezultateve. Ky fakt ofron sigurinë e menaxhimin të një sistemi në përputhje me kërkesat e standartit.