OHSAS 18001

Shëndeti dhe Siguria në Vendin e Punës  – OHSAS 18001

Qëllimi i OHSAS 18001 është të ndihmoj shoqëritë në menaxhimin dhe kontrollimin e shëndetit dhe të sigurisë së rreziqeve që përmbajnë, si dhe të përmirësojë efektivitetin e OHSAS.  Shumë shoqëri preferojnë të aplikojnë OHSAS 18001 dhe të perfitojnë regjistrimin duke siguruar në këtë mënyrë një dëshmi se shoqëria ka një vend në OHSMS. Një shoqëri që zotëron një sistem shëndetësor dhe sigurie efektive zakonisht disponon vende pune të sigurta dhe të shëndetshme, në përputhje me rregullat dhe pretendimet e klientëve, për të cilat përpiqet më tepër në krahasim me një organizatë që nuk ka një OHSMS efektiv.

Sistemet e Menaxhimit të Shëndetit dhe te Sigurisë në Vendet e Punës (OH & SMS) janë përfshirë tashmë  në detyrat kryesore të menaxhimit të nje shoqërie. Me një afrim të integruar, shoqeritë, në pergjithësi, kanë qenë më efektive në sektorin e parandalimit të aksidentëve. Në të vërtetë, këto sisteme janë bërë «një çelës garantues» për proçeset me vlerë operative të rritur.

Përputhshmëria e standartit me ISO 9001 (Menaxhimit të Cilësisë) dhe ISO 14001 (Menaxhimit të Mjedisit) lehtëson zbatimin dhe çertifikimin e sistemeve të integruara të menaxhimit në mënyrë të konsiderueshme, duke krijuar mundesinë për realizimin e sinergjive. Sistemet e menaxhimit të integruar të këtij lloji përbëjnë mjete thelbësore të menaxhimit të korporatave.

Versioni i vitit 2007 i BS OHSAS 18001 i jep më tepër rëndësi parandalimit dhe mirëmbajtjes shëndetësore afatgjate.

Përfitimet nga OHSAS 18001

  • Reduktimi i aksidenteve nëpërmjet sistematizimit të të gjithave aktiviteteve që lidhen me shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës.
  • Siguria ligjore është e detyruar të respektojë të tëra kërkesat ligjore të zbatueshme.
  • Përmirësimi i identifikimit dhe i motivimit të punonjësve për shkak të përfshirjes së menaxhimit në proçeset e OHSAS .
  • Përmirësimi i imazhit dhe i aftësisë konkurruese bazuar në rendimentet e dokumentuara dhe të qëndrueshme të OHSAS.