SA 8000

SA8000

SA8000 është standarti i parë i kontrolluar në fushën e përgjegjësisë sociale. U themelua nga organizata jo-fitimprurëse SAI – Përgjegjësia Sociale Internationale (Social Accountability International) dhe u bazua në konventat e vendosura nga ILO – Organizata Ndërkombëtare e Punës (International Labour Organisation) dhe nga Deklaratat Universale të të Drejtave të Njeriut (Universal Declaration of Human Rights) dhe nga Kongresi Universal për të Drejtat e Fëmijëve (UN Convention for Children’s Rights).

Kërkesat thelbësore të SA8000 kanë të bëjnë me subjektet e fushave: të punësimit të fëmijëve, të punës së detyruar, të shëndetit dhe të sigurisë në vendin e punës, të lirisë së asambleve, të diskriminimit, të ndëshkimit, të orëve të punës, të pagës, dhe të Sistemit të Menaxhimit.

Numri i shoqërive të çertifikuara sipas SA8000 po rritet vazhdimisht. Që nga Qershori i 2012, një total prej 3.083 vendeve është çertifikuar në më shumë se 65 vende në të gjithë botën.

SA8000 jo vetëm që përforcon besimin e punonjësve përbrenda shoqerisë tuaj, por edhe atë të rrjetit tuaj furnizues. Kur flitet për marrëdhëniet e jashtme, një angazhim me përgjegjësitë shoqërore e çon shoqërinë tuaj në një shkallë më të lartë vlerësimi, duke e veçuar veten nga konkurrentët.